Mbi 63 mijë të evakuuar nga zjarret në Spanjë, Avila përballet me flakët më të mëdha në histori
Një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të kopshtit zoologjik në Zyrih, sulm që rezultoi fatal.
Stafi i kopshtit zoologjik nxitoi ta ndihmonte kolegen dhe arriti ta nxirrte tigrin nga kafazi, por ishte shumë vonë, pasi 55-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të së shtunës, para vizitorëve dhe punonjësve,
Mediat rapotojnë se autoritetet kanë nisur një hetim mbi faktin se përse viktima ndodhej në kafazin e tigrit, ku edhe u sulmua.
“Për fat të keq ndihma mbërriti shumë vonë për 55-vjeçaren”, tha zëdhënësi i policisë së Zyrihut.
Edhe pse sulme të tilla janë shumë të rralla, ky nuk është rasti i parë në Zyrih. Në dhjetor të vitit të shkuar, një krokodil sulmoi një punonjës të kopshtit zoologjik, duke e kafshuar atë në dorë.
Top Channel