26/11 09:27
Një burrë 36-vjeçar nga Australia, është shpallur i vdekur nga autoritetet, pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e ishullit Fraser.
Sipas raportimeve, i ndjeri ishte duke peshkuar në brigjet e Indian Head, në momentin që është sulmuar nga peshkaqeni. Megjithë përpjekjen e personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë, 36-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Kjo vdekje e kësaj natyre, është e katërta që ndodh në Australi brenda këtij viti. Në muajin prill, Zachory Robba, 23 vjeç, ndërroi jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen po në të njëjtin ishull, shkruan Daily Mail.
Top Channel