Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në tek kryqëzimi i Porcelanit, në rrugën ‘Hoxha Tahsin’.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer dhe përmbys.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga LSA, dy mjetet janë dëmtuar shumë nga goditja, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur persona të plagosur.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel