1.5 milionë të infektuar dhe 64 mijë viktima/ Brazili, 50 ditë pa ministër Shëndetësie!

05/07/2020 14:05

Brazili ka mbushur 50 ditë pa një ministër Shëndetësie ndërsa pandemia e koronavirusit ka infektuar më shumë se 1.5 milionë njerëz dhe i ka marrë jetën 64 mijë të tjerëve.

Posti është mbajtur përkohësisht nga një gjeneral ushtrie, Eduardo Pazzuello, që nuk ka eksperienca mjekësore, pasi ministri i shëndetësisë dha dorëheqjen më 15 maj. Ky i fundit kishte më pak se një muaj në detyrë dhe u largua në mesin e kritikave nga presidenti Jair Bolsonaro se ishte shumë i vagët në përpjekjen për të rihapur ekonominë dhe për të promovuar përdorimin e klorokinës. Pasuesi i tij, që mbështeste masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave, u shkarkua nga Bolsonaro.

Ky i fundit, shpesh sfidon rregullat e distancimit social të rekomanduara nga pjesa më e madhe e ekspertëve të shëndetësisë dhe e ka quajtur virusin, një grip të vogël. Ai është kritikuar gjerësisht për minimizimin e ashpërsisë së virusit. Së fundmi, Bolsonaro vendosi veton ndaj pjesës së një ligji që mandaton mbajtjen e maskave mbrojtëse në publik gjatë pandemisë. Përdorimi i maskave në qendra biznesi, dyqane, godina fetare, ambjente arsimore dhe vende të tjera të mbyllura nuk do të jetë më i detyrueshëm por shtete individuale dhe bashki mund të adaptojnë këto masa. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit dhe viktimave, në shkallë globale, pas SHBA.

Top Channel