Dy të rinj janë përleshur me njëri tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta pas një konflikti të çastit, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

22-vjeçari, shtetasi L.I., është dërguar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe është bërë e mundur arrestimi i shtetasit E.K. i cili gjithashtu është i dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tepelenë / Informacion Paraprak.

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar  një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë eshtë bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA