Tërmet i fuqishëm në Japoni, të paktën 50 të plagosur dhe mijëra pa energji elektrike, disa persona mbeten të bllokuar brenda qendrës tregtare
Një seri shpërthimesh në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqinë veri-perëndimore ka shkaktuar 2 viktima, 70 të lënduar, si dhe ka bllokuar më shumë se 150 persona.
Zyrtarët lokalë thonë për agjencinë e lajmeve “Anadolu”, se shërbimet e emergjencës nuk kishin mundur ta mbërrinin menjëherë në ndërtesë për shkak të shpërthimeve. Shpërthimet në Hendek, mund të dëgjoheshin dhjetëra kilometra larg.
Një re e errët tymi ngrihej mbi fabrikë dhe agjencia e katastrofave e qeverisë e cilësoi shpërthimin një aksident industrial. Zyrtarët thanë se 150-200 persona punonin në fabrikë në kohën e shpërthimit. Por, kryebashkiaku lokal konfirmoi se pjesa më e madhe e tyre ia kish’ dalë mbanë të largohej pas shpërthimeve që nisën rreth orës 11:15 minuta.
Dhjetëra zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit u angazhuan në vendngjarje.
Top Channel