Një shkencëtar amerikan parashikon mbërritjen e një virusit të ri, “ 100 herë” më të keq se Covid 19 sipas tij. Ai thekson së këtë herë, e keqja do të vijë nga shpezët.
Michael Greger nënvizon faktin se sëmundjet, agjentët shkaktarë të të cilave kalojnë nga kafshët te njerëzit, janë çelësi i të gjithë problemeve për sa i përket viruseve. Covid-19, sipas tij, nuk është i fundit i një zinxhiri të tillë që do të godasë njerëzimin.
Në librin e vet : “Si t`i mbijetojmë një pandemie”, mjeku shpjegon se një virus i ri apokaliptik do të trokasë së shpejti në portat e njerëzimit nëse asgjë nuk ndryshon nga tani.Sipas tij, ky virus apokaliptik do të jetë “100 herë më i keq” kur të mbërrijë. Greger njoftoi se bartësi i ri i virusit agresiv i tipit të H5N1 është shpend, mishi i të cilit konsumohet gjerësisht.
Trupi i njeriut, nga sa pretendon ai, po bëhet gjithnjë e më i cënueshëm prej viruseve për shkak të kushteve jo-sterile të prodhimit si dhe kimikateve që i bëjnë që shpendët të rriten.”Me pandemitë që përhapin në mënyrë eksplozive një virus nga njeriu te njeriu, nuk ka asnjëherë pyetje nëse, por kur do të ndodhin”, ka shkruar shkencëtari.
Top Channel