Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri
Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel po diskutohet rreth ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme ku në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë të cilat besohet se predikonin sektin fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.
Duke folur rreth kësaj ngjarje gazetari Bledi Mane dha një tjetër detaj tronditës duke thënë se edhe babai i vajzave i kishte dhënë fund jetë disa kohë më parë duke u vetëflijuar.
Ndërkohë besohet se pas kësaj ngjarje familja të ketë pësuar gjendje të rënduar psikologjike. Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna Zhaneta Josifi dhe vajzat Anisa e Blerta besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Vajza 30-vjeçare, Anisa u gjend gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dyshohet se trupi i saj mund të ketë qëndruar mbi 6 muaj i pajetë brenda në banesë.
Ndërkohë përsa i takon të ëmës, Zhanetës dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 2-3 ditët e fundit, qe nga momenti që të afërmit e saj s’kanë pasur dot mundësi kontakti. Top Channel mëson se Zhaneta dhe Blerta e lyenin trupin e pajetë të Anisës me vaj dhe uthull, por edhe me solucione të tjera.
Mjekësia ligjore po ashtu ka dërguar për të bërë ekspertimin e lëndëve që janë përdorur në trupin e Anisës. Mbrëmjen e djeshme, në një komunikatë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës tha se trupi i pajetë ka qenë i mbuluar me batanije dhe jorgan.
Top Channel