Në Bosnjë Hercegovinë, fshatarët mbrojnë lumenjtë e tyre

03/07/2020 15:51

Në luginën Neretvica në Bosnje, banorët po tentojnë të mbrojnë lumin e tyre kundër një plani për të ndërtuar hidrocentrale të vogla.

Beteja po intensifikohet në vendin ballkanik me 260 lumenj, ku rreth 100 hidrocentrale kanë filluar të ndërtohen 15 vitet e fundit dhe disa qindra të tjerë janë planifikuar.

Safet Sarajlic, lider i lëvizjes kundër ndërtimit të hidrocentraleve, thotë se hidrocentralet cënojnë jetën e përditshme të banorëve.

Ka më shumë se 35-40 komunitete këtu. Njerëzit jetojnë me lumenjtë dhe nga lumenjtë. Nëse ata na i marrin ata, duhet të largohemi nga këtu.

Në ato zona ku janë ndërtuar hidrocentrale të vogla, jeta siç ishte më parë, nuk ekziston më. Shtretërit e lumenjve janë tharë tërësisht. Për më shumë se 100 hidrocentrale të vogla që operojnë tani ka 200 deri në 300 kilometra shtretër lumenjsh në të cilët jeta është vrarë në mënyrë që pronarët të fitojnë sa më shumë – thonë aktivistët.

Por banorët lokalë këtu, thonë se nuk do të lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve.

Ata nuk do të ndërtojnë kurrë këtu. Nuk ua jap pronën time. Nuk do të mund të kalojnë në asnjë pëllëmbë tokë nga këtu deri tek lumi. Unë do të luftoj deri në fund”

Edhem Bicakcic, ndërtues hidrocentralesh, thotë se kanë ndërtuar dhe kanë vënë në funksionim për investitorë të ndryshëm 45 stacione të vogla hidroenergjitike në Bosnjë Hercegovinë por edhe në Shqipëri dhe aktualisht po punojnë në mal të zi dhe serbi. Dhe sipas tij, të gjitha këto ndërtime janë realizuar pa protesta të banorëve, pa ndërprerje punimesh dhe në pajtim me standardet ambientalistë. Për zyrtarët lokalë në Bosnje, studimet e kryera tregojnë se pasojat e hidrocentraleve të vogla në natyrë janë të vogla në zonat ku janë ndërtuar. Por banorët, mendojnë ndryshe.

Top Channel