Libi, nxirren 6 trupa të tjerë nga varreza masive në Tarhuna

03/07/2020 10:06

Në varrezat masive në qytetin perëndimor të Libisë, Tarhuna, janë zbuluar edhe gjashtë kufoma të tjera.

Në deklaratën e ekipit qeveritar libian që zhvillon veprimtari kërkimore në zonë thuhet se trupat u zbuluan gjatë punimeve të gërmimit.

Gjithsej 30 kufoma janë gjetur në Tarhuna deri më tani, thuhet në deklaratë.

Më 10 qershor, zyrtarët libianë thanë se 10 trupa të tjerë ishin gjetur në një varr masiv në të njëjtin qytet. Mbetjet e 9 kufomave të tjera u gjetën në jug të Tripolit më 28 qershor.

Autoritetet libiane kanë njoftuar se 11 varre masive ka brenda dhe rreth qytetit.

Ushtria libiane kohën e fundit u shkaktoi goditje të rënda forcave të Haftarit dhe çliroi Tripolin dhe Tarhunan, si vende të tjera strategjike nga milicitë e tij, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.

Top Channel