Kim Jong-un i bën thirrje popullit: Vëmendje maksimale në luftën me COVID-19

03/07/2020 11:37

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i bëri thirrje popullit “për vëmendje maksimale” në luftën me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas agjencisë Yonhap, në lajmin e Agjencisë së Lajmeve Qendrore të Koresë së Veriut (KCNA) thuhet se Kim në deklaratën në mbledhjen e Byrosë Politike të Partisë së Punës ka paralajmëruar se lehtësimi i hershëm i masave të ndërmarra kundër COVID-19 do të shkaktojë “një krizë të paimagjinueshme dhe të pariparueshme”.

“Kim kërkon vazhdimin e vëmendjes maksimale pa relaksim ose pushim në frontin e luftës kundër pandemisë dhe theksoi nevojën e riorganizimit dhe zbatimit të përpjekjes serioze kundër pandemisë”, thuhet në lajmin e KCNA-së.

Koreja e Veriut brenda 3 muajve dy herë zhvilloi mbledhje të Byrosë Politike për të vlerësuar pandeminë e COVID-19.

Deri më tani në vend nuk është raportuar për ndonjë rast me COVID-19 ndërsa është pretenduar se mijëra persona mbahen nën vëzhgim mjekësor me dyshimin nëse janë prekur nga COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA