FOTO/ U paralizua nga sindroma e rrallë, 25-vjeçarja shërohet dhe bëhet infermiere

03/07/2020 17:52

Një studente në Britaninë e Madhe, e cila vuante nga një gjendje e rrallë që e la të paralizuar për vite të tëra, tashmë pasi është shëruar, ka zgjedhur që të bëhet infermiere. Rachael Bailey, 25 vjeçe, nuk mund të fliste dhe të lëvizte pjesët e trupit të saj pasi u prek nga sindroma “Guillain-Barre”- një çrregullim i rrallë neurologjik e cila prek një në 100,000 persona. Tashmë, Racheal është bërë infermiere dhe thotë se frymëzimin e ka marrë nga ata persona që u kujdesën për të.

“Mbaj mend që isha e zemëruar, sepse jeta u tregua e ashpër me mua. Viti i parë ishte një makth i vërtetë, urreja çdo ditë. Ndihesha e humbur, të gjithë ëndrrat e mia u dukën se morën fund”, u shpreh Racheal.

Më tej ajo shtoi:

“Kam bërë të pamundurën që të shërohesha dhe të arrija në këtë pikë. Terapitë ishin mjaft të dhimbshme, por ndihem krenare me veten time që munda t’ja dilja. Tani do të filloj një etapë të re në jetën time. Jam një infermiere dhe ashtu si më ndihmuan mua, dua që edhe unë të ndihmoj personat në nevojë”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel