Egjipti refuzon tanket amerikane, nënshkruan marrëveshjen për 500 tanke ruse T-90MS

03/07/2020 16:55

Ministria e mbrojtjes së Egjiptit raportoi se ka nënshkruar një kontratë madhore me prodhuesit rusë të ushtrisë Uralvagonzavod për blerjen e 500 tankeve T-90MS, të cilët janë tanket më të avancuara ruse që mund të eksportohen.

Ndërsa modelet më të avancuara ruse T-90M e T-14 pritet të jepen për blerësit e huaj në vitin 2025.

Sektori i mbrojtjes së Egjiptit është përfshirë më parë në montimin e tankeve amerikane M1A1 Abrams, teksa kanë në shërbim rreth 1000 prej tyre, por tashmë të njëjtat impiante do të përshtaten dhe zgjerohen për prodhimin e blindave ruse.

Vjetërimi i tankeve Abrams dhe njëfarë ftohje e marredhënieve me SHBA mund të kenë influencuar vendimin e Kairos, ashtu si dhe avantazhet e modeleve të reja T-90MS, të reklamuar së fundmi nga Rusia.

Egjipti ka reduktuar mbështetjen te armatimet amerikane që prej përmbysjes së qeverisë pro-perëndimore islamiste në 2013, ndaj së cilës Uashingtoni u përgjigj me një embargo armatimesh.

T-90MS njihet për veshjen kompozite anti-shpërthim dhe ka performancë më të mirë sesa Abrahamët në kushte shkretëtire.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel