Një gjykatës në Nju Jork i dha dritën jeshile mbesës së Presidentit Donald Trump për të botuar librin, ku prej kohësh diskutohet se i nxjerr të palarat këtij të fundit.
Libri i Mary Trump, “Shumë por kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” (Too Much and Never Enough, Hoë My Family Created the Ëorld’s Most Dangerous Man), pritet të dalë në treg më 28 korrik.
Pas diskutimesh të shumta nëse ky libër që zbulon të fshehtat e Donald Trump duhet të botohet apo jo, Gjykata dha vendimin e saj pro botimit.
Megjithatë ekziston akoma mundësia që publiku të mos e lexojë librin e shumëpritur për shkak të një marrëveshje konfidencialiteti, shkruan BBC.
Mary Trump akoma është e ndaluar ta bëjë një gjë të tillë pas një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2001 ku bëhej fjalë për trashëgiminë e familjes.
E gjitha kjo ishte e menduar më parë për të mbrojtur privatësinë e familjes Trump, shkruan Neë York Times.
Por një marrëveshje e tillë sipas Gjykatës mund të shkelet që në momentin që Donald Trump zgjodhi të bëhej President i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë që botuesit thanë se e mbështetin mbesën e Trump në guximin e saj për të zbuluar të vërteta të pathëna më parë pasi janë në të mirë të popullit amerikan.
Libri thuhet se do të zbulojë trauma, makthe, marrëdhënie të shkatërruara dhe abuzime tragjike brenda familjes Trump.
Top Channel