Pavarësisht pandemisë/ SHBA krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

02/07/2020 21:35

Pavarësisht pandemisë, ekonomia amerikane krijoi vende pune me një ritëm rekord në qershor.

Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë se muajin e kaluar janë hapur 4.8 milionë vende të reja pune, shifra më e madhe mujore që kur ky departament i nisi regjistrimet në vitin 1939. Derisa në maj, tregut të punës në SHBA i janë shtuar 2.5 milionë vende të reja, dhe parashikimet e ekonomistëve ishin për 3 milionë të tilla në qershor.

Por, rezultatet thuhet se i ka ndihmuar rihapja e fabrikave dhe restoranteve, të cilat ishin mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në SHBA, javët e fundit, ka shkaktuar frikë për rritjen e vazhdueshme ekonomike.

Rritja e vazhdueshme ekonomike do të varet nga “suksesi ynë në frenimin e virusit”, deklaroi ditë më parë kreu i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Poëell. SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.6 milionë të prekur dhe 128,000 jetë të humbura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA