Koronavirusi/ 2 rastet e reja në Korçë, një i ri dhe një grua 50-vjeçare
02/07/2020 11:35
Në komunikatën e përditshme, teksa deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Korçë.
Top Channel mëson se është infektuar një i ri, i cili ka qenë i izoluar në spital, pasi kishte shfaqur shenja të Covid-19. Po kështu, mbartëse e virusit është edhe një grua rreth moshës 50-vjeçare.
Kështu harta e infektimit është zgjeruar duke krijuar vatra të reja.
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete dhe 82 të infektuar në 24 orët e fundit
Top Channel