KLGj zbardh vendimin për mbarimin e mandatit, reagon Ardian Dvorani: Po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës

02/07/2020 18:42

KLGj ka zbardhur vendimin për njoftimin e mbarimit të mandatit për Ardian Dvoranin, ish anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.

I kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha, Dvorani është shprehur:

“E mora ditën e djeshme, po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës dhe ta kundërshtoj”.

Në vendim thuhet: Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh.

Më 16.01.2014 presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA