FOTO/ “Unë jam Jezusi, paraardhësi i Zotit”! 39-vjeçari në Britani aksidenton për vdekje të moshuarin me makinën e vjedhur

02/07/2020 16:46

Një hajdut në Britaninë e Madhe, ka bërtitur me të madhe “unë jam Jezusi” dhe më pas ka përplasur me makinën që kishte grabitur një të moshuar.

Burri i identifikuar si Gavin Collins, 39-vjeç, kishte grabitur një makinë në Nottinghamshire dhe me të aksidentoi 87-vjeçarin Terry Radford dhe përplasi tre makina të parkuara. Sipas raportimeve i moshuari ka ndërruar jetë në menjëherë pas aksidentit.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, 39-vjeçari dëgjohet duke thënë, “Un jam Jezusi, jam paraardhësi i zotit”.

Ndërkohë raportohet se agresori është arrestuar nga policia dhe pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel