Covid-19 në Shqipëri/ Dyfishohen rastet e reja brenda 24 orëve të fundit
02/07/2020 10:41
Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri.
Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 82 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Kështu vihet re një dyfishim i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme, ku Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 45 persona, mbartës të Covid-19.
Top Channel