Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në ambasada.
Mijëra shqiptarë hynë nëpër ambasadat e huaja, në mënyra nga më të ndryshmet, duke shënuar nisjen e ndryshimeve të mëdha politiko-historike, në Shqipërinë komuniste.
Ylli Bodinaku ishte shqiptari i parë që hyri në Ambasadën Gjermane. Hipur në kamionin e tij “Saurrel”, ai goditi dhe shembi murin e ambasadës.
“Isha 37 vjeç, punoja shofer në park. Mora Saurrelin nga ora 7 e darkës. Hipa në të gruan dhe dy djemtë, njëri 12 vjeç dhe tjetri 3 muajsh. Mora një qengj dhe rroba. E lirova sediljen, që mos të goditesha fort gjatë përplasjes. Murin e pamë nja dy orë më parë me një shok dhe morëm masat”, rrëfen Yllbardh Bodinaku.
“Në kamion hipën edhe të tjerë. U bëmë 40 vetë gjithsej. Një polic tek ambasada qëlloi drejt nesh me armë. Unë e shmanga me makinë. U çava në krah dhe na mjekuan në ambasadë. Ndenjëm 10 ditë atje. U bëmë rreth 3200 vetë brenda në ambasadë. Ujin na e prenë autoritetet shqiptare. Buka blihej në Kavajë e Durrës. Ne na quanin “heronj” brenda në ambasadë. Pas 10 ditësh, me autobusë, u nisëm për Gjermani. Ne shkuam në Manheim. Punova 3 vjet në një ofiçinë të Bencit. U ktheva pas 3 vjetësh në Shqipëri. Jam bërë pishman. Djali i vogël do të ikë jashtë. Unë i them “Ik”. Edhe pas 30 vjetësh ne nuk jetojmë dot si njerëz. Ke akoma frikë për jetën. Ju të medias e dini shumë mirë, sepse raportoni ngjarje të rënda çdo ditë. U ktheva, se guri i rëndë në vend të vet, por edhe sot do bëja të njëjtën gjë si para 30 vitesh”, përfundon fjalën Bodinaku.
Top Channel