Tornado e fuqishme në veri të Parisit/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa 20/10 22:22
Senati i SHBA-së miratoi sot një ligj që prezanton dënimet për bankat amerikane që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë që zbatojnë ligjin e ri drakonian të sigurisë kombëtare në Hong Kong, dhe i dërgoi dokumentin presidentit Donald Trump për nënshkrim.
Ligji u miratua unanimisht në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, që është një shembull i rrallë i marrëveshjes midis demokratëve dhe republikanëve, por edhe një tregues se Uashingtoni shqetësohet për shembjen e autonomisë së ish-kolonisë britanike dhe qytetit që supozohej të ishte qendra më e lirë financiare në Kinë, transmeton Reuters.
Top Channel