Shpërthim në një klinikë mjekësore, 13 të vdekur

01/07/2020 06:48

Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At’har. Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor.

Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit. Televizioni Shtetëror i Iranit raportoi se mund të ketë më shumë shpërthime, sepse brenda spitalit ka një numër rezervuarësh të tillë.

Top Channel