Inspektorati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH ka gjobitur 4 biznese të cilët kishin thyer rregullat e vendosur në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë të cilët njoftojnë se në 24 orët e fundit u kryen 1804 inspektime, kurse në total gjatë epidemisë në Shqipëri janë bërë 93 mijë inspektime.
Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera ka bërë apel për të gjithë bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat ndaj COVID-19, duke ruajtur distancën, për të mbajtur maska si dhe higjienë.
STATUSI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË
⭕ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar mbi 93 mijë inspektime për monitorimin e masave ndaj #COVID19 gjatë epidemisë.
?Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1804 dhe janë vendosur 4 masa administrative.
#ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;
▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë #protokollet e sigurisë.
#RespektoniRregullat
Top Channel