Projekti për fushën e mbetjeve urbane/ Pogradec, banorët në protestë
01/07/2020 09:54
Në Gështenjas të Pogradecit, banorët kundërshtojnë projektin për fushën e mbetjeve urbane.
Banorët e fshatrave Gështenjas dhe Bacallëk prej dy muajsh ngrenë shqetësimin për ndotjen që rrezikon të shkaktojë venddepozitimi i mbetjeve.
Ata janë pozicionuar në rrugën Qukë- Qafpllocë dhe paralajmërojnë protesta të mëtejshme. Mësohet se policia ndodhet ne mbikëqyrje të situatës.
Top Channel