Nga 1 deri në 15 korrik kryhen regjistrimet ne klasat e 10-ta.

Kjo procedurë ndiqet për herë të parë, sipas një udhëzimi të fillimvitit nga Ministria e Arsimit. Penalizohen deri me largim nga puna, ata drejtorë, që lënë pa regjistruar nxënës nga shkollat, që janë caktuar nga Zyra Vendore Arsimore.

“Mezi po prisja të regjistrohesha. Nuk ka radhë fare. Janë 5 komisione që punojnë. Kërkohej certifikate dhe dëftesë. Jam me shtetësi kanadeze, por i kam prindërit shqiptarë, ndaj nuk pata problem të regjistrohem.
Është një detyrë që duhet bërë, ndaj nuk pritëm gjatë”, shprehen nxënësit.

“Nga data 10 korrik mund të vijnë edhe banorë të zonës, që nuk janë në listën e shkollave. Nëse ka vende të lira, do regjistrohen. Presim të regjistrohen në vit të parë 364 nxënës dhe nga matura këtë vit dolën 404, nga të cilët 32 ekselentë”, tha Teuta Braccaj, Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini”.

Për herë të parë nisi nga sot, 1 korriku, edhe ndarja e certifikatave për nxënësit që do studiojnë jashtë.

“Do studioj në Gjermami, dhe ata e kërkojnë tani dokumentin. Kemi fat, që nuk na e vonuan”, shprehen nxënësit. /Juli Ristani/

Top Channel