FOTO/ Gazetarja e CNN grabitet në transmetim live, autori i vendos thikën

01/07/2020 21:42

Gazetarja Bruna Masado, korrespondente për CNN në Brazil, ra viktimë e një grabitjeje teksa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit të një lumi në Sao Paulo.

Gazetarja mendoi se burri që ndodhej përpara saj ishte një i pastrehë dhe ndodhej aty vetëm për ta përshëndetur. Por disa sekonda më vonë ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin miqësore, pasi burri nxori thikën dhe i kërkoi që t’i jepte telefonin. Fatmirësisht raportohet se gazetarja nuk pësoi lëndime nga ky incident, por ndodhet në gjendje shoku.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel