Dy aksidente në Vorë, plagosen 4 persona, mes tyre një nënë me foshnjën dy muajsh

01/07/2020 13:18
Foto ilustruese

TIRANË – Dy aksidente kanë ndodhur në Vorë ku si pasojë e tyre kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një foshnje 2 muajsh. Fatmirësisht aksidentet nuk kanë qenë fatal dhe të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës  12:31, në Vore, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës  12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2020, rreth orës  12:31, në Vore, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 01.07.2020, rreth orës  12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA