CNN: Më shumë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi sesa nga katër luftra bashkë!

01/07/2020 02:19

Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës. Por statusi aktual i tyre është shumë i errët, thotë CNN, duke iu referuar rasteve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit.

Më shumë se 125,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA, dhe mbi 2.5 milion amerikanë janë infektuar. Jeta e amerikanëve është tjetërsuar krejtësisht nga pandemia më e keqe e një shekulli.

Dhe ndërsa vendi po lufton të rihapet, rastet e Covid-19 janë rritur përsëri, këtë herë tek të rinjtë si dhe në shtetet që më parë kishin arritur ta shmagnin peshën e sëmundjes. CNN bën dhe një llogari të thjeshtë ku sipas tij, nga koronavirusit kanë vdekur më shumë amerikanë sesa nga katër luftra bashkë. Më shumë se 58,000 amerikanë vdiqën në Vietnam. Shkalla e vdekjes së koronavirusit në Amerikë është 2.2 herë më e lartë.

Pothuajse 37,000 amerikanë vdiqën në Kore. 4.430 ndërruan jetë në Irak. 2,445 janë amerikanët e vdekur në Afganistan .Më shumë amerikanë kanë vdekur gjithashtu nga koronavirusi në më pak se pesë muaj sesa në të gjithë Luftën e Parë Botërore, një konflikt që i mori jetën 116.500 ushtarëve.

Top Channel