Vijon operacioni i përbashkët mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare.
Pak minuta më parë, në Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues gomone që i përket grupit të strukturuar kriminal. Skafi me dy motorë të fuqishëm u kap në një magazinë në Panaja të Vlorës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në Vlorë janë kryer 6 arrestime. Ata janë: A.K, K.B, J.B, R.M, A.H dhe A.K.
Në vijim të operacionit mes Italisë dhe Shqipërisë për goditjen e një rrjeti që merrej me transportin e drogës ranë në prangat e policisë 37 persona. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.
Nisur nga çfarë raporton policia italiane, vlera në treg e drogës së sekuestruar kap shifrën 40 milionë euro. Operacioni policor gjeti shtrirje në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Top Channel