Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Kinezve’ në Elbasan, ku në ambjentet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta shtetasi me iniciale L.H nga persona akoma të paidentifikuar.

Shtetasi në fjalë është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Policia thekson se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA