Historitë e përsëritura të abuzuesve seksual rasti me i fundit ai i Abaz Dogës, roja i shkollën nën akuzë për përdhunim e një nxënëseje ka nxitur tri organizata në mbrojtje te grave të ndërmarrin një nismë ligjore, e cila parashikon jo vetëm diskriminim publik, por edhe ashpërsinë e dënimit për abuzuesit seksual.
Nisma ne mbrojte të grave të abuzuara mori dritën jeshile nga KQZ për mbledhjen e firmave me qëllim dërgimin në Kuvend të projektligjit, i cili do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale, i aksesueshëm dhe publik për të gjithë.
Gjithashtu kërkohet edhe ndryshimi i 6 neneve te Kodit Penal, ku kërkohet ashpërsimi me 20 përqind i dënimeve të parashikuara për abuzuesit seksual. Për një nismë të tillë ligjore nevojitet mbledhja e 20 mijë firmave, në mënyrë që projektligji të shkojë në Kuvend.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hapi rrugë edhe kërkesës së shoqërisë civile për fillimin e mbledhjes së firmave për propozimin e e një projektligji për referendumet.
Top Channel