Ndaloi martesën e të shoqit me një tjetër, burri e…

30/06/2020 22:46

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Indi. Një burrë ka tërhequr prej flokësh gruan e tij në mes të fshatit Hussaina Khurd.

Sipas raportimeve debati mes tyre ishte ndezur, pasi burri kishte tentuar të martohej me një tjetër, ndërsa gruaja kishte ndërhyrë që ai të mos e bënte këtë veprim. Edhe pse aty pranë kishte edhe burra të tjerë, asnjëri prej tyre nuk zgjodhi që të ndërhynte dhe të ndalte agresorin.

Dhuna e burrit ndaj gruas, u shtua akoma më tepër kur kjo e fundit bërtiti në mes të fshatit se burri i saj ishte tradhtar dhe ishte martuar me një grua tjetër. Sakaq, Daily Mail shkruan se policia ka në dorë pamjet dhe ka nisur një hetim për identifikimin e burrit e gruas.

Top Channel