Mega operacioni Itali-Shqipëri/ Detaje- 280 forca policie shqiptare, përqëndrohen në Tiranë dhe Vlorë

30/06/2020 08:54

Një mega operacion i përbashkët mes policisë  italiane dhe policisë shqiptare  ka mundësuar shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal , që kryente trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet e ditur se nga operacioni që po zhvillohet në të njëjtën kohën në Itali e Shqipëri, kanë rënë në pranga 37 persona dhe janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.

Në Shqipëri operacioni është i shtrirë në Tiranë dhe Vlorë.

Top Channel mëson se marrin pjesë 280 forca policie,  nga FNSH, Drejtoria e Forës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Hetimore , DVP Vlorë e  DVP Tiranë.

Deri më tani në Shqipëri, nga Policia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal.

 

Top Channel