Përgjatë komunikatës së përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Flutura Beqo u bëri apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, mbajtjen e distancës fizike dhe vendosjen e maskës në ambiente publike.

Kjo thirrje erdhi në një kohë kur brenda 24 orëve të fundit u shënua tre viktima dhe 69 raste të reja me koronavirus.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Covid19. Inspektorët e Task Forcës antiCovid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

3 viktima në 24 orët e fundit! Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja, 25 të shëruar

Top Channel