Kryeministri malazez Dushko Markoviq dhe komisionari evropian për Zgjerim ,Oliver Varhelyi, gjatë një takimi në Podgoricë më 7 shkurt.
Kryeministri malazez Dushko Markoviq dhe komisionari evropian për Zgjerim ,Oliver Varhelyi, gjatë një takimi në Podgoricë më 7 shkurt.Mali i Zi hapi të martën Kapitullin 8 – të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit pra tetë vjetësh.
Top Channel