Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili disa muaj më parë u shpëtua nga kampi famëkeq i “Al Hol” në Siri, ka ardhur në Durrës. Ai preku zemrat e mijëra shqiptarëve dhe italianëve me historinë e tij pasi qëndroi për 5 vite, në kampin “Al Hol”.
Së fundmi ka qenë i ati, Afrim Berisha i cili ka postuar një foto së bashku me Alvinin teksa janë në Durrës. Alvin shihet se e ka marrë veten dhe ka shtuar peshë që nga periudha kur u shpëtua nga Siria, ndërsa veshur mban një bluzë të Kombëtares “Kuq e Zi”.
Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që ka dashur t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 ka emigruar në Itali, ku edhe ka rënë pre e propagandës fetare radikale islamike. Alvin, mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij. Por fatmirësisht. duket se ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe duket i lumtur pranë babait të tij.
Top Channel