Edukatorja në Lezhë rezulton pozitive/ Izolohet stafi, u merren tamponët
30/06/2020 10:09
Një edukatore në Lezhë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Edukatorja punonte në kopshtin që ndodhet në lagjen “Skenderbeg”.
Top Channel mëson se stafi është vetizoluar dhe u janë marrë tamponët, ku pritet që të dalin rezultatet.
Bëhet e ditur se pozitiv gjithashtu ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj.
Top Channel