Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, u takua me kryetarin e LDK Isa Mustafa ndërsa u refuzua nga ish kryeministri Haradinaj.

Në një konferencë në aeroportin “Adem Jashari”, Rama tregoi qëllimin e vizitës së tij në Kosovë.

“Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për ti dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe përfaqësuesve politik në kushtet që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”.

Kryeministri Rama, u shpreh i ashpër ndaj gjykatës speciale në Kosovë e cila ngriti akuzë ndaj presidentit Thaçi dhe kreut te PDK Kadri Veseli.

“Historia e kësaj gjykatë nisi të shkruhet me një abortim të një procesi që lidhet me paqen”.

Por a shkoi Edi Rama në Prishtinë për të ndërtuar një tryezë gjithëbashkuese të faktorit shqiptarë gjë të cilën nuk mundi t’ja arrijë?

“Nuk erdha për të bashkuar të gjitha partinë politike për ti mbledh në një tryezë se kjo nuk është detyra ime. Kjo do ishte kapërcim i një kuadri jetik. Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte dhe kush është KM duhet të jetë mishërim i kësaj gjeje. Jo kujdestar tutori ose mentori që I tregon Kosovës ç’duhet të bëjë”.

“Unë nuk erdha të bëj bashkimin erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë”.

Megjithëse Ramush Haradinaj nuk e priti në takim, Edi Rama i shtriu dorën e pajtimit, duke shmangur përballjen në gjykatë për shpifje.

Situata e aktakuzave në Kosovë nuk ia ka lëkundur Edi Ramës qëndrimin e nevojës së çuarjes përpara bashkë me Aleksandër Vucic të Shengenit Ballkanit.

“Vucicin nuk e zgjedhim ne, ajo që mund të zgjedhim ne është interesi ynë strategjik”.

/Muhamed Veliu/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA