Ndaj një personi në fshatin Vukatanë në Shkodër është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, ku në rrethana të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin F.H.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA