PD e akuzoi se kishte mbajtur të fshehtë lajmin e infektimit/ Punonjësja e bashkisë Mat: Është një mashtrim dhe gënjeshtër, kam rrezikuar familjen time

29/06/2020 16:42

Ditën e sotme ka rezultuar një person pozitiv me Covid-19 në bashkinë Mat dhe nga drejtues të partisë Demokratike në rreth u akuzua se kjo gjë ishte mbajtur e fshehtë nga bashkia.

Personi i prek që është Armanda Murrani, punonjëse e bashkisë dhe ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘facebook’ ku shprehet se kjo gjë nuk është absolutisht e vërtetë dhe se me infektimin në rrallë të parë ajo ka rrezikuar djalin e saj të vogël dhe prindërit.

Zonja Murrani gjithashtu shprehet se ka qenë pikërisht insistimi i saj për të bërë testin pas disa shqetësimeve të vogla që nxori më pas në pah që ajo ishte pozitive me CoVid-19.

Statusi i saj në Facebook:

Kthim përgjigje për Gjithë Ata…

Që më thonë na more në qafë! Nëse kam marrë në qafë njeri, së pari kam marrë në qafë familjen time, dy prindërit e mi pensionistë që rrezikojnë shëndetin nëse janë infektuar, dy motrat e mia dhe djalin tim 7- muajsh. Ok! Për të gjithë ata që më thonë ku e more? Ta dija që ky virus ishte në x vend nuk i afrohesha. E dinë të gjithë që është i padukshëm. Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër. Duhet të dini që nuk ka sekrete me shëndetin, aq më tepër për një pandemi të tillë botërore. Nuk mar asnjë porosi nga askush për veprimtari të gabuara. Ok. Në momentin që ka dalë rezultati i analizës dhe më është komunikuar, menjëherë jam vetëizoluar. Shpreh keqardhje dhe shërim sa më të shpejtë të kësaj mendje. Në këtë kohë të gjithë janë të lirë, udhëtojnë dhe kanë kontakte. Ndoshta virusi ka qenë këtu. Mund të jenë dhe të tjerë të infektuar dhe nuk e dinë. Siç nuk do e dija unë nëse nuk do kisha bërë analizën. Personalisht, kam marë vetë inisiativën e para që kam komunikuar një shqetësim shëndetësor dhe bëra analizën. Nuk ka turp për shëndetin. Përkundrazi, turp është kur nuk e komunikon. Gëzoj shëndet të mirë. Mos u shqetësoni!

Faleminderit! Gjithë të mirat!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA