Pakistan/ Sulm në një bursë shkëmbimi valutash, gjashtë viktima

29/06/2020 09:55

Një sulm i militantëve në një bursë shkëmbimi valutash në Pakistan përfundoi me vrasjen e të katër sulmuesve, tha policia. Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës në Karaçi, qendrën financiare të Pakistanit.

Shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon, tha se “katër sulmuesit janë vrarë”. Raportohet po ashtu për vrasjen e katwr rojeve të sigurisë, njw polici dhe njw kalimtari. Sipas korrespondentëve, situata është nën kontroll dhe të gjithë punonjësit e bursës janë mirë.

“Policia ka sekuestruar në vendngjarje armë moderne automatike dhe materiale eksplozive nga terroristët”- thuhej në një deklaratë për shtyp.

Kjo e fundit ndodhet në qarkun financiar të Karaçit, së bashku me Bankën Shtetërore të Pakistanit dhe disa institucione financiare, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA