Traktati i ri START, në prag të ‘vdekjes’/ Marrëveshja e fundit për kontrollin bërthamor SHBA-Rusi skadon më 5 shkurt 01/02 09:00
Gjatë 24 orëve të fundit, Koreja e Jugut ka regjistruar 42 raste të reja me Covid-19.
Teksa infeksionet po rriten në mënyrë sistematike në kryeqytet, autoritetet janë detyruar të marrin në konsideratë rivendosjen e kufizimeve më të forta.
Njëzet e katër, nga rastet e reja janë raportuar në Seul.
Rastet fillestare të epidemisë rrodhën nga kisha e një qyteti juglindor dhe u kontrolluan me sukses përmes testimit dhe gjurmueshmërisë, por ndjekja e transmetimeve të fundit ka qenë më e vështirë.
Në të gjithë vendin, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 12 757 raste infeksioni dhe 282 vdekje.
Top Channel