Më i madh se Toka? Teleskopi i ri… në kërkim të planetit të 9-të

29/06/2020 14:28

Shkencëtarët mendojnë se një planet më i madh se Toka gjendet në pikën më të largët të sistemit tonë diellor.

Tani një teleskop i ri mund të konfirmojë besimin e tyre dhe të ndryshojë hartën e sistemit diellor. Gjetja e provave se një planet më i madh se Toka gjendet në skajet e sistemit tonë diellor, do të ishte një moment i madh. Por për astronomin Skot Sheppard, nga instituti i shkencës Karnegi në Uashington, gjithçka është më e thjeshtë.

“Nuk është një moment i vetëm. Provat mblidhen me ngadalë”, thotë ai.

Ai dhe një bashkëpunëtor në Universitetin e Arizonës, publikuan të parët dyshimin për një planet që nuk shihet në 2014-n dhe provat vijuan të mblidheshin. Por, edhe kur pyetet se sa i bindur është ai se ka edhe një botë të re, që ai e quan planeti X ndërsa shumë astronomë të tjerë e quajnë planeti 9, ai thotë:

“Unë mendoj se ka më shumë gjasa që ai të ekzistojë se sa të mos ekzistojë. Në shumë qarqe të komunitetit astronomik ka entuziazëm për gjetjen e këtij planeti. Tani një teleskop i madh vëzhgimi, që ka marrë emrin e vera C Rubin, astronomes që në 1970 zbuloi disa prej provave të para për lëndën e errët, do të fillojë vëzhgimin e qiellit duke filluar nga viti i ardhshëm. Observatori Rubin, mund të zbulojë planetin e nëntë ose të provojë se ai është atje. Zbulimi i planetit do të ishte një triumf, por edhe një katastrofë për teorinë aktuale se si sistemi diellor është krijuar. Pjesa e jashtme e sistemit diellor është e mbështjellë me mister. Sistemi diellor përmbledh një vëllim gjigant hapësire që fillon në orbitën e Neptunit, rreth 30 herë më larg diellit se Toka ose 30 njësi astronomike dhe shtrihet për rreth 100 mijë njësi astronomike. Kjo është thuajse një e treta e distancës nga dielli tek ylli tjetër më i afërt.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA