Në nder të viktimave të koronavirusit në Bergamo, një koncert u mbajt në varrezën monumentale të qytetit dhe në të, merrnin pjesë edhe presidenti i vendit, Sergio Mattarella dhe 324 kryebashkiakët e bashkive të prekura, të gjithë me maska mbrojtëse.
Rekuijemi i kompozitorit nga Bergamo, Gaetano Donizetti, u luajt nga kori dhe orkestra e operas Donizetti, në Bergamo.
Bergamo, u bë një nga provincat më të goditura dhe ishte pak kohë më parë epiqendra e pandemisë në Evropë. Përkrah presidentit dhe kryebashkiakëve, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Bergamo regjistroi rastin e saj të parë pozitiv më 23 shkurt dhe deri në fund të marsit ka regjistruar një rritje prej 571 për qindësh të numrit të vdekjeve krahasuar me mesataren e përmuajshme të pesë viteve të fundit.
Imazhet e autokolonave që transportonin arkivolët pasi varrezat dhe krematoriumet e Bergamos u mbushën plot, u bënë imazhi i katrahurës së tmerrshme që shkaktoi virusi në veriun e Italisë.
Top Channel