Mia Khalifa, një prej vajzave më të njohura në industrinë e filmave për të rritur, ka bërë një apel të fortë për të gjitha femrat.
Ajo u ka bërë thirrje që të mos i futen industrisë së pornos, duke theksuar se është penduar shumë për videot që ka bërë.
Këtë profesion ajo e ka nisur që kur ishte 21 vjeç, dhe nuk do që asnjë vajzë të përjetojë atë që ajo ka kaluar. Ajo ka përdorur “TikTok” për të folur për karrierën e saj dhe ka sqaruar sesi ajo e dëmtoi shëndetin e saj mendor.
Mia thotë se videot që vajzat do të bëjnë do t’i ndjekin gjithë jetën, duke lënë një shenjë në jetën e tyre, pasi të gjithë do t’i shohin vetëm si objekte seksi. Ajo ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe do të martohet pas zhdukjes së COVID-19.
Top Channel