25/11 09:40
Xhamitë janë rihapur të shtunën në disa pjesë të Egjiptit derisa vendi po tenton t’i rikthehet normalitetit pas vendosjes së masave kufizuese si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.
Të shtunën është lejuar edhe rihapja e restauranteve dhe kafiterive, por me vetëm 30 përqind të kapaciteteve për t’i ikur frekuentimit të madh. Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare.
Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tash.
Top Channel