Berat/ Tradita e farkëtimit të metaleve, për kovaçin 65-vjeçar nuk ka dalje në pension

28/06/2020 13:33

Një një punishte të thjeshtë në lagjen muzeale ekziston ende një kovaç që mban gjallë traditën e farkëtimit të metaleve në Berat.

Hajdar Sharavolli farkëton çdo lloj metali për të krijuar vegla pune. Për kovaçin 65-vjeçar nuk ka dalje në pension.

Kazmat, lopatat dhe çdo lloj tjetër mjeti pune e mbajnë të zënë gjatë gjithë ditës mjeshtrin

Familja Sharavolli e ka trashëguar prej tre brezash zanatin e kovaçit dhe ndonëse sot Hajdari me këtë punë nuk fiton të ardhura të mëdha, ai e bën me të njëjtin pasion dhe dashuri.

Djali i tij i vetëm nuk e ka trashëguar këtë mjeshtëri, por Hajdari nuk heq dorë nga dëshira që të mësojë më të rinjtë, në mënyrë që tradita të mos zhduket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA