Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Policia njofton se në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Gjormë, Kurbin, ku mbeten të vrarë me armë zjarri dy shtetas dhe u plagos një tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri.
Të dyja armët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.
Eduart Lamaj mbeti i plagosur nga atentati dhe disa ditë pas ngjarjes pas rëndimit të gjendjes shëndetësore ka shkuar për t’u mjekuar te spitali privat ilegalisht.
Dy mjekët që e operuan u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës.
Ndërkohë, kujtojmë se Gjykata e Kurbinit i ka komunikuar masën e sigurisë arrest me burg në ambjentet e spitalit Eduard Lamajt i cili është autori i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
30 vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes, madje ka treguar edhe bashkëpunëtoret. Ai është shprehur se ka pasur për qëllim vetëm të trembte dhe jo të vriste njeri.
Policia e Shtetit
Vijon puna hetimore intensive dhe e pandërprerë për dokunentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më 30 maj 2020, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku mbeten të vrarë me armë zjarri dy shtetas dhe u plagos një tjetër.
Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën “Pjetër Budi”, në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.
Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar.
Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Kurbin, DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel