Argjentina do të zgjasë dhe forcojë karantinën në zonën metropolitane të Buenos Aires nga 1 korriku deri më 17 korrik pasi infeksionet me koronavirus u rritën, njoftoi presidenti Alberto Fernandez.
”Shumica dërrmuese e infeksioneve po ndodhin brenda dhe rreth kryeqytetit”, tha Fernandez, duke shtuar se ”kishte ardhur koha për të lehtësuar ritmin e infeksioneve dhe për të garantuar që të gjithë argjentinasit të marrin kujdesin shëndetësor që ata meritojnë.”
Argjentina ka konfirmuar 52 457 raste me Covid-19 dhe 1 167 vdekje, pas një rritje të shpejtë gjatë 20 ditëve të kaluara.
Kryeqyteti ka mbetur nën karantinë, ndërsa më shumë kufizime janë hequr në zona të tjera.
”Vetëm aktivitetet thelbësore ekonomike do të lejohen në zonën e Buenos Aires dhe ata që punojnë në punë të tilla do të kenë leje për të dalë”, shtoi Fernandez.
“Izolohuni përsëri në shtëpi dhe dilni vetëm për të blerë gjërat e domosdoshme”, tha presidenti.
Top Channel