Një makinë është përfshirë nga flakët në Ndroq. Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar dhe se makina ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po shuan flakët. Makina është me impiant gazi, por akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Drejtuesi i automjetit sipas policisë ka qenë Shkëlqim Daja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2020, rreth orës 16:52, në qendër Ndroq, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti në pronësi të një firme private. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel